Marko Verati, futbollisti i PSG-së është grabitur në resortin e Ibiza-s. Përkatësisht, hajdutët i kanë marrë 2.9 milionë euro nga vila ku ai ka qëndruar.

Verati ndodhet me pushime me bashkëshorten e tij, Jessica Eddie dhe nuk dihet ende pse çifti i martuar ka pasur kaq shumë para me vete.Italiani dhe gjysma e tij më e mirë u vendosën në një vilë që besohet se është në pronësi të futbollist legjendar, Ronaldo fenomenit.

Mesfushori i PSG-së dhe Jessica Eddie u martuan në Paris më 15 korrik të vitit të kaluar, vetëm katër ditë pasi Veratti u bë kampion evropian me Italinë. Dyshja pas dasmës ka kaluar edhe muajin e mjaltit në Ibiza.