Kanë përfunduar ndeshjet e javës së fundit të sezonit të rregullt të kampionatit Abissnet Superiore. 5 sfidat e transmetuar drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar kanë dhuruar rezultate interesante, që kanë sjellë edhe verdiktet e sezonit të rregullt në elitën e futbollit shqiptar.Ndonëse humbet 2-1 në transfertë përballë Teutës, Egnatia e mbyll në vendin e parë në renditje sezonin e rregullt dhe merr shpërblimin prej 100 milionë lekësh që jepet nga FSHF-ja.Partizani mposht Elbasanin 2-0 në përballjen direkte në “Arenën e Demave” dhe siguron një vend në Final 4.
Tirana fiton 2-0 derbin ndaj Dinamos, shkon në Play Out dhe duhet të luajë edhe një ndeshje shtesë që të qëndrojë në elitë.Laçi dhe Skënderbeu do të luajnë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Barazimi 1-1 në Shkodër përballë Vllaznisë nuk vlen për kurbinasit, që mbyllin sezonin e rregull në vendin e fundit në renditje.Skënderbeu humbet 2-1 përballjen direkte ndaj Bylisit dhe zbret një kategori më poshtë.