27 prill 2015 – Ujërat e zeza dhe këtë sezon veror do të derdhen në det. Fotot e postuara nga qytetarë tregojnë sesi, në zonën pranë Shkëmbit të Kavajës, Adriatiku vazhdon të grumbullojë derdhjet e ujërave të ndotura. Pas gati 2 javësh pritet të hapet zyrtarisht sezoni “Verë 2015”, por pushuesit, bazuar në këto foto, duhet të mos i afrohen ujërave në këtë zonë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”