“Deri më tani janë verifikuar 1314 banesa, nga të cilat për 527 raste janë mbajtur aktet përkatëse të konstatimit të dëmeve”.
Shifrat i bën të ditura kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ndërsa bën një rezyme të situatës me përmbytjet në territorin e Bashkisë.
Njëkohësisht ajo bën të ditur se situata vijon të jetë e vështirë dhe të gjitha strukturat janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për përballimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.
Postimi i plotë:
Situata në territorin e Bashkisë Durrës vijon të jetë e vështirë si pasojë e reshjeve intensive të ditëve të fundit.
Të gjitha strukturat tona janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për përballimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve. Grupet e specialistëve të Bashkisë Durrës po vijojnë paralelisht verifikimin dhe evidentimin e dëmeve në të gjitha zonat ku kushtet e terrenit e lejojnë.
Deri më tani janë verifikuar 1314 banesa, nga të cilat për 527 raste janë mbajtur aktet përkatëse të konstatimit të dëmeve. Procesi vijon dhe mbetemi në gatishmëri të plotë në ndihmë të qytetarëve.





