Kreyministri Edi Rama në konferencën e sotme me gazetarët foli për mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të konfliktit në veri të Kosovës. Sipas tij, ky rajon mund të kthehet në një Donbas të vogël. Prandaj është e nevojshme një synim strategjik i qartë për të bërë paqen.
Kryeministri gjithashtu iu përgjigj edhe atyre që e quajnë vëlla me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ka dy kategori njerëzish për Ramën që e quajnë kështu.
Të parët janë ata në Shqipëri, që e bëjnë këtë për qëllime politike dhe mediatike sepse iu duhet kështu.
Të dytët janë në Kosovë, që për shkak të kujtesës së freskët të luftës dhe për gjërat e tmerrshme që kanë ndodhur për shkak të Serbisë.
Edi Rama: “Asnjëherë BE nuk ka trajtuar njësoj agresorin me viktimën. Nëse ju mendoni që Serbia është agresos në lëvizje atëherë jetojmë në 2 kohë të ndryshme. Pra për ju Serbia është agresori, që është në agresion të vazhdueshëm. Për mua Serbia është shteti që ka humbur luftën me Kosovën. E ka humbur. Disave i duhet që të jetë kështu. E thashë në fillim, disa për biznes politik dhe mediatik që nuk duan t’ja dinë fare për Kosovën. Edhe disa në Koosvë që e shohin ashtu për gjëra të tjera, për kujtesën e freksët për gjërat që kanë ndodhur. Kosova ka shansin të marri atë që ka kërkuar me vite, e ka në tavolinë. E kam paralamëruar me kohë që të mos degradohet veriu i Kosovës në një Donbas të vogël. Mund të shkojë më keq. Synimi strategjik cili është kjo është pyetja?”