Pas Spalit, që e ka nisur festën prej ditësh, sot e ka pasur radhën Verona të festojë. Skuadra verdheblu morën pikë që u duhej në në Çezena, teksa ndeshja u mbyll me rrjeta të paprekura rezultat ideal për të dyja palët. Ky sukses ishte i vuajtur për Veronën, në fund të një sezoni plot vështirë, ndërsa vetëm përballjet direkte e ngjitin në A, pasi Frozinone mundi 2-1 Pro Verçelin dhe barazoi veronezët në renditje.Tashmë Frozinone do të marrë pjesë në play-off, së bashku me Peruxhian, Beneventon, Çitadelën, Karpin e Specian.

Ndërkohë, një fund dramatik ka qenë ai në garën për mbijetesë, ku nuk do të ketë fare play-off. Breshia e ku luan edhe Emanuele Ndoj fitoi 2-1 ndaj Trapanit, që ishte ekipi i parë në play-out. Megjithatë, pjesët e dyta në fushat e tjera u bënë fatale për Trapanin, sepse Avelino, pa Gjimshitin e pezulluar, kaloi nga 0-1 në 2-1 kundër Latinas, ndërsa Ternana bëri të njëjtën gjë në Askoli.Përfundimisht, Trapani ra direkt nga Seria B, së bashku me Viçencën, Pizan dhe Latinën, ndërsa Avelino feston, pasi siguron një mbijetesë të vuajtur. Qëndron në B edhe Pro Verçeli i Vajushit (33 minuta sot), pavarësisht humbjes së sotme në Frozinone, ndërsa sezoni i ardhshëm mbetet mister për Ujkanin, Çanin dhe Manajn, pasi Piza ra në Lega Pro, vetëm një vit pas ngjitjes në B.