Më shumë se 6 milionë persona në Kaliforni dhe shtete të tjera të perëndimit amerikan janë prekur nga moti i keq, me përmbytje dhe stuhi të forta që kanë goditur sidomos qytetet bregdetare.

Por kjo nuk ka penguar kureshtarët e shumtë në San Francisko që të vrapojnë të kalojnë mbi urën “Golden Gate” për të dëgjuar vërshëllimën e frikshme të erës, që e bën udhëtimin të duket si një skenë nga ndonjë film horror. Gjatë gjirit të San Franciskos era është aq e fortë saqë kur përplasej në litarët e hekurt të urës dukej si një vërshëllime.