Kampioni i Botës në fuqi, Maks Vershtapen, mori një fitore fantastike në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, ku la pas pilotin e Ferrarit, Sharls Lëklerk.
Holandezi u nis nga vendi i katërt, por për shkak të futjes së makinës së sigurisë në pistë dy herë u afrua shumë me Lëklerk, i cili humbi vendin e parë, ku kishin ngelur vetëm katër xhiro përpara fundit.
Podiumin e mbylli Karlos Sainz dhe në vendin e katërt doli Serxho Perez.
Një garë fantastike bëri dhe Luis Hemilton, i cili u nis nga vendi i 16 dhe shkoi deri në vendin e gjashtë, deri sa më pas e humbi për shkak se duhet të bënte ndalesën e detyruar në bokse, me renditjen përfundimtare që ishte vetëm i 10-ti.