Faqe të ndryshme interneti kanë filluar të merren me faktin nëse është i sëmurë apo jo kryeministri Edi Rama. Të bazuara në disa foto, Citynews sqaronte se kryeministri ka probleme me lëkurën në pjesën e mbrapme të kokës.   

Sipas citynews, fotot janë marrë në data të ndryshme dhe në aktivitete të ndryshme. Më e fundit është në datën 19 mars 2016. Një nga dermatologët e pyetur për Citynews ka thënë se: "Ajo qe shkruhet me siper per Dermatitin Seborrheic eshte pjesërisht e sakte. Kur thoni qe: (Lind kryesisht nga përdorimi i shtuar i ilaçeve sedative, kortizonike dhe polmodiletatore që kanë efekte anësore në çrregullimet e mëlçisë, metabolizmit dhe gjëndrave endokrine) kjo nuk është e sakte.  

Shkaktari i dermatitit seborrheic nuk eshte i njohur Supozohet se shkaktari është një lloj myku qe quhet Malassezia por edhe kjo nuk eshte shume e sigurte Shkaktar mund te jete edhe Psoriaza por edhe kjo nuk eshte e vertetuar”. Një tjetër dermatologe e kontaktuar nga citynews tha se nga pamjet e fotove ajo që mund të ketë kryeministri Rama është folikulit. Infeksion i rrënjës se qimes. Nga djersa dhe yndyra qimja infektohet. Diagnoze e rëndomtë!”, tha dermatologia për citynews.  

Në të vërtetë, sipas burimeve të gazetës Sot, kryeministri ka pasur një alergji të lehtë, e cila shfaqet gjatë pranverës dhe janë simptoma që u shfaqen personave alergjikë në muajin e parë të pranverës. Interpretimet e mjekëve të sipërpërmendur nuk kanë lidhje me realitetin.