Big Mama u largua të premten nga “Big Brother” pas një sherri me Antonelën. Megjithatë pas daljes së saj nisën aludimet se dalja ishte e planifikuar. Madje dy ish-fituesit e Big Brother, Anaid Kaloti dhe Vesel Kurtishaj, aludonin se këngëtarja aq e kishte kontratën.

Veprimi i fundit i Bigut i ka shtuar edhe më shumë dyshimet. Pa u mbushur 24 orë nga dalja prej “Big Brother VIP”, ajo i është kthyer punës, respektivisht dasmave.

Nga burime të sigurta, Prive.al e ka të konfirmuar se ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga maqedonia, Mevlan Murati.

Eventi u zjhillua në Maqedoni mbrëmjen e djeshme e dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.

Dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigit që mbërriti mbrëmë të ishte pjesë e eventit.