Fansat presin me padurim ditën e ardhjes në jetë të bebushit të tyre. E ndërsa çifit nuk i është larguar aspak impenjimeve në muzikë, nuk ka lënë mënjanë edhe përgatitjet e fundit për vogëlushin e tyre.
Barku tashmë i rrumbullasour i këngëtares nga Prishtina është i dukshëm këtë periudhë dhe këtë të dy po e shijojnë në maksimum.
Por të gjithë janë kuriozë të mësojnë emrin që dyshja simpatike ka vendosur për beben.
Meqenëse të dy i përkasin fushës së muzikës, ndoshta mund të keni menduar se djali i Vesës dhe i Bigut mund të ketë një emër më afër profesionit ose artit të tyre. Ose mund të keni menduar një emër origjinal që bashkon Shqipërinë dhe Kosovën për t’i dhënë një dimension më të gjerë lidhjes së tyre.
Por, ndoshta nuk do të ndodhë asnjëra nga këto dhe emri i zgjedhur të jetë më i thjeshtë dhe më praktik, ashtu siç po synohet në kohën tonë çdo ditë e më shumë me çiftet e reja. Siç mësohet nga Klan Kosova, një nga emrat që Vesa dhe Bigu kanë diskutuar për ta pagëzuar djalin e tyre është Liam. Natyrisht, askush nuk ka konfirmuar që ky do të jetë emri i zgjedhur, por duket një mes disa prej të preferuarve.
Për ta vërtetuar duhet të presim edhe pak.