Djali i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta ka mbushur sot 4 javë nga dita kur erdhi në jetë. Prindërit e rinj, kanë publikuar disa foto në rrjetet sociale me vogëlushin Lian, ku duken shumë të lumtur.
“Ju prezantoj me engjëllin tonë të vogël”- shkruan Vesa bashkangjitur fotos ku mban në krahë djalin e saj.
Ndërkohë që edhe Big Basta ka shpërndarë për ndjekësit e tij në Snapchat dhe Instagram foto ku të tre paraqesin modelin e një familjeje të mrekullueshme “Sot mbushëm 4 javë”- shkruan ai.





