Ajo është njëra ndër këngëtaret më të njohura në skenën muzikore. Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Vesa Luma.

Vesa për një kohë të gjatë i ka munguar skenës dhe tregut muzikor. Por Vesa planifikon që të rikthehet fuqishëm përsëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale.

Ajo pikërisht në ditëlindjen  e saj në vend se të marrë dhuratë, ajo do t’i gëzojë të gjithë fansat e saj me publikim e projektit të saj më të ri.

Këtë këngë Vesa do ta sjell në bashkëpunim me instrumentistin e njohur Ervin Gonxhi.

‘Miremengjes..po sikur tua bej une nje dhurate per ditelindjen time kete vikend  "Ti zemra ime" #vesaluma feat.#ervingonxhi E SHTUNE ‘, ishte ky mbishkrimi që kishte lënë Vesa në këtë foto që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Ky nuk është bashkëpunimi i vetëm që ka Vesa. Kohë më parë, Vesa kishte bashkëpunuar me dy këngëtaret e njohura Rona Nishliu e Teuta Kurtin. Ata kishin publikuar këngën e tyre ‘Flakaresh’, që rezultoi të jetë një këngë shumë e pëlqyer dhe e paharruar.

Për këtë këngë madje kishte preferenca që të shkonte në “Eurosong”, përfshirë edhe profesionistët e muzikës.

Vesa Luma pas një kohe të gjatë pritet të publikojë hitin e saj më të ri. Por derisa ishte jashtë skenës, Vesa u përkushtua më shumë ndaj familjes së saj.

Ajo është e martuar me reperin e njohur nga Shqipëria Big Basta i cili gjithashtu është shumë i njohur për muzikën e tij.

Dhe prej më pak se një vit këngëtarja dhe bashkëshorti i saj janë bekuar me ardhjen në jetë të djalit të tyre të cilin e pagëzuan me emrin Lian e që është një fëmijë shumë i ëmbël.