Ndonëse kanë kaluar dy dekada nga ndarja e tij nga jeta, Vesa Luma e kujton plot mall të atin në përvjetorin e tij të lindjes.
Ditën e sotme (27 shtator) këngëtarja ka rrënqethur të gjithë me dedikimin prekës për babin e ndjerë. Vesa zgjodhi një fragment të këngës “Sa mall”, për të treguar më së miri ndjesitë e saj në këtë ditë.
Urime ditëlindjen në parajsë baba. Sa shumë do të doja ta njihje Lianin që po trashëgon shumë nga ti. Do të festojmë sot për jetën tënde të shkurtër, por që e jetove me pasion dashuri dhe ndershmëri deri në ditën e fundit”,-shkroi Luma krahas këngës kushtuar të atit.
Kujtojmë që në shkurt të këtij viti u shënuan 20 vite që nga momenti që babai i këngëtares u nda nga jeta. Në atë ditë Vesa ndau një tjetër story në instagram ku shkruante:
“Na mungon babi. 20 vjet pa ty! Sa shumë na ke munguar këto vite, vetëm ne e dimë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kujtojmë çdo këshill, mbështetje e dashuri që kemi marr prej teje! Jam me fat e krenare të jem çika jote! Përgjithmonë do të jesh në zemrat e mendjet tona!”