Kryetari i PDK, Kadri Veseli i bën thirrje qeverisë së të Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, të mos heqë taksën 100% ndaj produkteve serbe.

Veseli shkruan në Facebook, se kreu aktual i qeverisë po nxiton për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të kënaqur orekset e Listës Serbe.

Postimi i plotë

Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutinë e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kerkësat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës.

Një qeveri ka rënë si pasojë e taksës, gjë që ka dobësuar për një kohë Kosovën. Prandaj, nuk duhet të ketë manovrime politike për këtë temë të ndjeshme, e cila rrezikon ta dëmtojë më tej vendin tonë. Qeveria e re duhet të mos të dorëzohet para Serbisë përpara sfidave dhe vendimeve të mëdha që e presin Kosovën.