Stina e nxehtë ka ardhur dhe plazhi tashmë ka filluar.  Po cilat janë veshjet më të përshtatshme për në plazh? Koleksionet e reja na prezantojnë shumë modele, nga ato me thurje, tek ato me ngjyra të theksuara, të shkurtra apo të gjata në bazë të shijeve dhe formave trupore.

Fustanet e shkurtra të plazhit, qofshin të bardhë, me shumë ngjyra, apo pastel janë zemra e koleksioneve më të bukura.

Ndërsa fustanet e gjata janë zgjedhja ideale për të minimizuar dukjen e parregullsive të trupit, kur shkoni në plazh.

Të preferuar për këtë sezon janë edhe fustanet me thurje.

Por, nëse nuk ju pëlqejnë fustanet mund të kombinoni një palë pantallona të shkurtra me një bluzë të lirshme. 

Për më shumë ide për veshjen tuaj ideale të plazhit shfletoni fotogalerinë e mëposhtme dhe zgjidhni modelin që bën për ju. 

R.O.