Pas Brukselit, Melanie Trump ka udhëtuar me të shoqin drejt Siçilisë, për Samitin e G7.

Dhe ndërsa krerët e shtatë vendeve më të fuqishme të botës diskutonin për fatet e botës, gratë e tyre e shfrytëzuan këtë kohë për të shëtitur në Siçili dhe për të bërë disa foto.

Në takimin e radhës në Sicili, Melania kishte veshur një xhaketë nga Dolce & Gabanna, e dizejnuar e gjitha me lule ne 3D.

Vlera monetare e xhaketës kap shifrën prej 51.500 dollarë, ndërkohë që në dorë zonja Trump kishte një portofol sërish nga D&G i cili kushton 1630 dollarë.

Dhe ta mendosh që me shumë gjasa kjo xhaketë nuk do vishet më nga Melania!

Ndërsa “Zonjat e Para” të tjera, duke nisur nga bashkëshortja e kryeministrit italian dhe ajo e presidentit francez, kishin zgjedhur veshje të thjeshta.