Ka qenë disa veshjet që nuk janë pëlqyer në tapetin e kuq të Oscar-eve 2016. Kate Winslet me fustanin e saj plot shkëlqim, apo Whoopi Goldberg, Alicia Vikander, le të themi që nuk kanë qëlluar në shenjë, së paku sipas mediave më të lexuara. Megjithatë, DailyMail (dhe një sërë të tjerash, si Mirror, Entertainment Weekly, Perez Hilton, etj etj…) ka pasur një veshje që ka dështuar më shumë se të gjitha.
Heidi Klum u shfaq me një fustan të dizenjuar nga Marchesa. Siç duket, përpjekia ishte për të krijuar një look prej zane në një pyll me ujëvara dhe lule uji. Çfarë ndodhi rrugës, nuk dihet; ose stilisti nuk përdori copën, ngjyrën apo shtojcat e duhura, ose askush nuk arriti ta perceptonte siç duhej këtë veshje. ‘Jo vetëm që na vuri në siklet me dekoltenë e poshtme që duket nga e çara diagonale, por duhej të shtonte edhe ato lulet gjigande’, shkruan DailyMail.
47-vjeçarja, ish-modele e Victoria’s Secret, nënë dhe sipërmarrëse, rikthehet pas disa vitesh në tapete të kuq të një kalibri të tillë, siç është ceremonia e çmimeve Oscar.