Në Shqipëri, integrimi i personave me aftësi të kufizuar vazhdon të përballet me vështirësi, sidomos për përfshirjen e tyre në procesin e punësimit.

Përmes ndryshimeve ligjore të viteve te fundit, Ministria e Financave synon që të punësohen rreth 9000 persona me aftësi të kufizuar, rreth 3600 në institucione publike dhe rreth 5400 në sektorin privat.

Megjithatë, deri tani janë të pakta rastet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

45-vjeçari Ardit Mancaku vazhdon të jetë i papunë dhe kjo, siç thotë ai, për shkak të aftësisë së tij të kufizuar që në lindje.

Kjo e ka shtyrë atë që t’i bashkohet projektit “Shpresë”, në Shkodër, projekt që mbështet personat me aftësi të kufizuar nga rrethet veriore të Shqipërisë.