Fëmija 15-vjeçar i Ben Affleck dhe Jennifer Garner, e njohur më parë si Serafina, doli publikisht si person transgjinor në ceremoninë përkujtimore të gjyshit të tij dhe tani quhet Finn.
Finn vendosi, në mënyrën e tij, të riprezantohej me ata që ishin atje dhe më gjerë. 15-vjeçarja shkoi në kishë e veshur me një kostum dhe kravatë të errët dhe me flokët e prerë afër.
“Përshëndetje, emri im është Finn Affleck,” tha ajo dhe më pas lexoi një fragment nga Bibla.
Kur shkoi në foltoren e kishës për të lexuar diçka në kujtim të gjyshit të tij, Finn u prezantua me të tjerët të pranishëm me emrin e ri.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Finn ka mbështetjen e plotë të prindërve të tij në vendimin e tij për të ndryshuar identitetin e tij. Ish-çifti ka punuar shumë për të mbajtur të shëndetshme familjen për fëmijët e tyre, që nga kthimi i Ben Affleck te Jennifer Lopez dhe mediat e huaja shpesh kanë raportuar se të gjithë fëmijët e tyre marrin shumë dashuri nga të dy prindërit.
Finn nga fotot e viteve të fundit duket se ka nisur kërkimin për identitetin e tij prej kohësh. Stili i tij tashmë ka pësuar disa ndryshime që nga fëmijëria.