Mallakastër, 20 qershor 2014 – Një 30 vjeçar është vetëdjegur me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Romes të Mallakastrës.
Policia bën me dije se personi i cili i ka vënë flakën vetes është Kreshnik Meço, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
30-vjeçari fillimisht është transportuat në spitalin e Fierit por më pas është nisur drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.
Ende nuk dihen shkaqet që mund ta kenë çuar 30-vjeçarin drejt aktit ekstrem. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





