Nga Mihallaq Zhavo
DURRËS, 10 nëntor 2014 – Jetojmë në një shoqëri të ndarë, të copëtuar në kultura, shtete, besime dhe e dëshpëruar tenton globalizimin, Këto ndarje kanë mbjellë konflikte, por edhe integrimi global krijon konflikte të reja. Ato nuk zhduken, sepse nuk merret parasysh ndarja e vërtetë e kësaj bote, ndarja reale që ndodhet tek njeriu, ai është i ndarë brenda vetes.
Brenda tij, njeriu nuk është i plotë nuk është në unitet, prandaj si i copëtuar që është nuk krijon jashtë tij një jetë harmonike, organike, globale. Kjo qe sapo thame nuk mund te filozofohet, është aq reale sa edhe urgjente, ku vetë fakti i filozofimit ëshë i tepërt. Individi nuk mund të filozofohet, jeta nuk ta lejon këtë ndëkryerje. E vetmja filozofi e mundshme për njeriun është njohja e thellë e vetes, vetëdijes së tij.
Filozofia jonë është e thjeshtë, aq e thjeshtë sa edhe e vështirë: Vetedija. Aq e thjeshtë sa nuk mund të quhet filozofi dhe aq lehtësisht e harruar sa mund te themi se nuk ka filozofi tjetër veç saj.Çdo filozofi jashtë vetëdijes është lojë fjalësh, është dëshmi që vetedija mungon prandaj bëhet teori filozofike. Ndoshta dështimi i shkollave filozofike ka qenë i paracaktuar per faktin se ato janë nisur nga dualiteti, nga ndarja trup e shpirt, materie ndërgjegje, ku e gjith permbajtja e saj përmblidhet në dilemën : kush është e para veza apo pula. Unitetin nuk e krijon dot ajo qe është e ndarë, mund të ndodhë vetëm e kundërta. Vetëdija është uniteti i jetës, misteri i saj, e përkëmbura e madhe e njeriut dhe e historisë. Nuk mund të filozofohet fakti qe ti je gjalle, por mund te filozofohet vetëm fakti që ti je keq, i copëtuar, i deformuar i zhgënjyer, më tepër per faktin që të kanë përdorur si lëndë të parë për filozofi në shekuj.
Vetedija, misteri dhe dashuria qe mban edhe leviz yjet sic thote Dante eshte ajo qe te rreshqet nga duart qe e humbim per dite me ndihmen e intelektualeve zyrtare, perverseve te mendjes, rogetareve te mendimit.
Njeriu i soteëm nuk është gjë tjetër, veçse Vetëdije e gjymtuar. Ajo për natyrën e saj nuk ka shtetësi, përkatësi fetare, pronësi, por nëse do ta komandosh atë duhet në fillim ta gjymtosh dhe pastaj mund ta emërtosh si të duash deri tek emërtimi votues i lirë.
MBUROJA DUHET TË MBRONTE ESENCËN, POR TASHMË JEMI NE QË ME TË GJITHA ENERGJITË TONA MBROJMË MBUROJËN
Përse ky preokupim, kjo nevojë për vetëdijen kur ajo është kaq natyrale, është i vetmi natyralitet i njeriut ?
Me lindjen, individi fillon përsëri aventurën e tij në tokë dhe esenca e tij, vetëdija fshihet në thellësi: i sapoardhuri po eksploron botën. Pavetëdija bëhet mburoja e vetëdijes, periferia mbron edhe mbulon esencën tonë. Kjo shihet qartë në të gjitha format e natyrës. Në aksionet tona jetësore edhe eksploruese për botën identifikohemi me periferinë, me iluzionin, dhe kjo padije identifikimi bëhet dija jonë, ne bëhemi një me atë. Njohim botën, por harrojme vetveten, kjo është forca e iluzionit që e përqafojnë të gjithë. Merr formë kështu ideja e vetvetes, e unit përballë botës, kjo ndarje fatale quhet egoizëm. Identifikimi me rastësitë e rritjes, eksperiencat e mbijetesës krijon guackën e vetvetes, nuk perceptohet me vetëdijen. Gradualisht, esenca fshihet për t’u vetëmbrojtur, ndërsa ne, me dëshirat tona ngurtësojmë periferinë dhe me preferencat tona krijojmë ndarje që më vonë do të jenë tragjeditë tona. Periferia duhet të na mbronte dhe ndihmonte në lidhjet me botën, por ajo ngurtësohet aq shumë, sa na ndan tashmë prej saj. Mburoja duhet të mbronte esencën, por tashmë jemi ne që me të gjitha energjitë tona dhe për gjithë jetën mbrojmë mburojën, pra periferinë. Imagjino një ushtar romak që nuk mbrohet nga mburoja e tij e madhe, por e mbulon atë, e ruan me trupin e tij. Këtë idiotësi e bën njeriu për gjithë jetën, mbron periferinë, lufton për atë e vadit me energjitë e tij dhe harron esencën ku flen lumturia.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





