Kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla, u vetëdorëzua mbrëmjen e kësaj të hëne në polici pas shpalljes së tij fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje, në bashkëpunim.

Mësohet se përveç Memollës janë vetëdorëzuar edhe 2 persona të tjerë.

Gjykata e Apelit të Posacëm e dënoi me 1 vit burgim, ndërsa vendosi edhe heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për 5 vite.