Itali, 22 korrik 2014 – Emigranti shqiptar Julian Bendaj, 30 vjeç u vetëdorëzua në policinë e qytetit të Akuilës (Aquila), Itali.
Mbi të rëndonte një dënim me burg, sepse kishte shkelur dekretin mbi dëbimin e tij nga Italia për 10 vjet.
Në nëntor 2013, ai ishte dëbuar nga Italia me tragetin Bari-Durrës dhe për 10 vite nuk duhej të futej në vendin fqinjë.
Juliani, për thyerje të këtij dekreti, ishte dënuar me 45 ditë burg dhe pas dënimit do të dëbohet përsëri në Shqipëri.
Juliani ka precedentë të shumtë penalë duke filluar, që nga viti 2004, kur ishte vetëm 20 vjeç. Në një incident të dhunshëm të asaj kohe, ai kishte qëlluar me çekiç tre të rinj italianë duke u shkaktuar plagë të rënda.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





