Tiranë, 6 gusht 2014 – Është vetëdorëzuar sot në polici ish-drejtori i Thesarit, Dorian Çollaku, i akuzuar për shpërdorim detyre në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.
Vetëdorëdimi i tij erdhi pasi dje në mbrëmje Prokuroria e Përgjithshme lëshoi një tjetër urdhër ndalimi për ish-drejtorin e emisionit të parasë në Thesarin e Shtetit në Linzë.
Me ndalimin e këtij të fundit shkon në 10 numri i personave të ndalur që dyshohet të jenë përfshirë në skandalin e vjedhjes së 713 milion lekëve të reja në Bankën e Shqipërisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





