KORCE – Situata e vështirë ekonomike dhe papunësia kanë bërë që një 50 -vjeçar të vetëflijohet duke u hedhur nga kati i gjashte i një pallati, në qytetin e Korçës. 

Ngjarja ka ndodhur në periferi të qytetit, ku sipas policisë, 50-vjeçari Bajram Rushani është hedhur nga dritarja e tualetit në katin e gjashtë, ndërkohë që e gjithë familja ndodhej në banesë. 

Viktima, baba i 6 fëmijëve, ishte i papunë prej kohësh dhe në një gjendje tejet të vështirë ekonomike.

I ndodhur në këto kushte dhe në gjendje të alkoolizuar ai u hodh nga dhjetëra metra lartësi, duke humbur jetën.