Një adoleshente e moshës 16-vjeçare është vetëhelmuar në Durrës.

E reja me iniciale R.L. është vetëhelmuar me fotoksinë në banesën e saj një ditë më parë.

Pasi familjarët konstatuan veprimin e saj, e dërguan në spitalin e Durrësit, dhe pas ndërhyrjes së mjekëve, raportohet se ajo ndodhet aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen arsyet që e shtynë 16-vjeçaren drejt tentativës për vetëvrasje. Policia informon se materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, neni 99 e 22 i Kodit Penal.