25 qershor 2015 – Policia e Durrësit bën me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp, se një 19-vjeçare i dhënë fund jetës ditën e djeshme.
Bëhet fjalë për 19-vjeçaren me iniciale V.P., banuese në Krujë, e cila ka pirë fotoksinë.
Sipas informacioneve paraprake, 19-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Deri më tani nuk dihen arsyet që e kanë çuar të renë drejt aktit të vetëflijimit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/