Një 19-vjeçare nga Elbasani ka tentuar t’i jap fund jetës pasditen e sotme duke u vetëhelmuar.
Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Tiranës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





