Një vajzë e re 22-vjeçare nga Durrësi, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë një sasi ilaçesh.

Policia bën me dije se “Më datë 03.06.2018, në lagjen 14/1, në banesën e saj,  është vetëhelmuar me ilaçe shtetasja B.A., vjeçe 22”.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se e reja aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihen ende arsyet që e shtynë 22-vjeçaren drejt tentativës për vetëvrasje.