Një vajzë 25 vjeçe ka tentuar t’i japë fund jetës në Durrës duke pirë medikamente mjekësore.
Fatmirësisht ajo ka shpëtuar falë ndërhyrjes së uniformave blu dhe është larguar për në banesë pa probleme për jetën.
Sipas njoftimit të policisë “Më datë 18.04.2017, në QSUT “Nënë Tereza”, ka shkuar e vetëhelmuar me medikamente, shtetasja E.M, vjeçe 25, banuese në Durrës, e cila pas ndihmës mjekësore u largua pa probleme për jetën”.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.





