Mbrëmjen e djeshme, një tjetër person nga Durrësi i ka dhënë fund jetës.
Policia bën me dije se 33-vjeçarja me iniciale Y.B., është vetëhelmuar me fotoksinë në banesën e saj në fshatin Qerret të Shijakut.
Pas konstatimit të veprimit të saj të rëndë nga ana e familjarëve, e reja është dërguar në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore e më pas është dërguar në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Fatkeqësisht, mjekët nuk arritën ta mbajnë në jetë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ajo ndodhej.