Një 55-vjeçar nga Durrësi i ka dhënë fund jetës me fostoksinë. Ai kishte marrë substancën vdekjeprurëse një ditë më parë, ndërsa policia ka njoftuar sot se 55-vjeçari me iniciale A.R. ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.06.2017, ora 17:00, në lagjen Nr.8, Durrës, në banesë është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi A.R. 55 vjeç.
Fatkeqësish ndërroi jetë në spital.
Materialet i kaluan prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkaktimi I vetëvrasjes" parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.





