Ish-kryetari i komunës Baz në rrethin e Matit, Fatmir Kurti, 58-vjeç, ka gjetur vdekjen pasi u vetëhelmua me fostoksinë.
Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur 58-vjeçarin në gjendje kritike për jetën në rrugën e varrezave të qytetit të Burrelit.
Informacioni nga Policia:
Në vijim të informacionit paraprak në lidhje me vetëhelmimin me fotoksinë të shtetasit Fatmir Kurti (Miri), ju informojmë se ka ndërruar jetë gjatë mberritjes me helikopter në Spital në Tiranë.
Vijojnë veprimet nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





