Një 69-vjeçare në fshati Kapinovë të Poliçanit, i ka dhënë fund jetës ditën e sotme duke u vetëhelmuar me pesticide.

Mësohet se shtetasja Verie Kreku është gjetur nga familjarët në gjendje të rëndë në ambientet e banesës.

E moshuara ka ndërruar jetë në autoambulancë gjatë transportimit për në spital.

NJOFTIMI I POLICISË:

Berat/Informacion paraprak:

Sot, rreth orës 14:45, në fahatin Kapinovë, Poliçan është gjetur në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore nga familjarët, dyshohet të jet vet’helmuar me pesticide, shtetasja V.K., 69 vjeçe, e cila gjatë transportimit me autoambulancë për në Spitalin Rajonal Berat, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.