10 shtator 2015 – Pas lajmit tragjik të djeshëm, kur një kryefamiljar nga Tirana vrau veten sepse nuk kishte para të shlyente borxhet e dritave që i detyrohej kompanisë OSHEE, raportohet për një tjetër vetëvrasje. E radhës vjen nga Shijaku i Durrësit, ku viktimë ka mbetur 67-vjeçarja D.T.

Sipas burimeve të policisë, e ndjera ka vendosur t’i japë fund jetës duke pirë medikamente helmuese. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, por vetëm sot është bërë publike.

Më 8 shtator, 67-vjeçarja pasi vetëhelmohet, është gjetur nga familjarët, të cilët e kanë shoqëruar në spitalin e Durrësit me shpresën për ta mbajtur gjallë. Por, për të marrë një mjekim më të specializuar ajo është dërguar në Tiranë, në spitalin “Nënë Tereza”, ku dhe ka ndërruar jetë.

Deri më tani nuk dihen ende rrethanat që e shtynë viktimën nga Shijaku të merrte aktin e vetëflijimit, por ndërkohë vijon puna nga e specialistëve të policisë për sqarimin e plotë të ngjarjes.

/S.L. portali DurresLajm/