Një 43-vjeçar në Durrës ka tentuar t'i japë fund jetës.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, në fshatin Katund i Ri, ku shtetasi A.K., është vetëhelmuar në banesën e tij me fostoksinë.
Nga burimet zyrtare mësohet se aktualisht 43-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.





