Itali, 17 qershor 2014 – Një 16 vjeçare është hedhur nga taraca e shkollës së saj dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja është regjistruar në një lice klasik në qytetin Forli, në Itali. Vajza ka hipur në taracën e shkollës dhe është hedhur nga një lartësi rreth 30 metra.
Trupi i saj është gjetur në oborrin e brendshëm të shkollës nga nxënësit dhe stafi pedagogjik, që kanë njoftuar menjëherë karabinierët. Megjithëse duket pak e pamundur, karabinierët nuk përjashtojnë mundësinë që gjithçka të ketë ndodhur në mënyrë aksidentale.
Deri tani nuk dihet motivet që e shtynë adoleshenten të vetëhidhet. Sipas bashkëmoshatarëve dhe mësuesve ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe nuk dihet pse ka zgjedhur pikërisht shkollën ku mësonte për t’u hedhur.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





