Një 77-vjeçar është mbytur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj. Dyshohet se shtetasi S. B., është vetëhedhur në kanal pasditen e djeshme.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë Divjakë

Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.