Një i moshuar në Pogradec është vetëhedhur nga ballkoni i katit të pestë të pallatit, duke humbur jetën.

Policia bën me dije se viktima është 85-vjeçari me iniciale S.M, i cili pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë. Nga të dhënat e para, rezulton se ky shtetas vuante nga skleroza.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.