Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një grua është vetëhedhur nga kati i 10 i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nga informacioni paraprak, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 në Durrës.
Viktima është shtetasja me inicialet B.M, rreth 65 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se është hedhur vetë, por nuk dihen shkaqet e ndërmarrjes së këtij veprimi ekstrem.
Policia ende nuk ka dalë me njoftim për shtyp për ngjarjen.





