BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit.

Një 54-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.

Burime nga policia bëjnë me dije se 54-vjeçari, Arif Kasaj, ishte kthyer për festat e fundvitit nga Greqia.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike megjithëse sipas burimeve nga policia mendohet se shkak i vetëvrasjes së 54-vjeçarit dyshohet të ketë qënë depresioni.