17gusht 2015 – Kthehet fenomeni i vetëflijimeve duke u hedhur nga lartësitë. Një person, i cili mendohet të jetë i moshës 30-35 vjeç, ka gjetur vdekjen në vend si pasojë e aktit vetëvrasës, realizuar në një pallat shumëkatësh në Zogun e Zi, në Tiranë. Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk është identifikuar se kush është viktima. Ai nuk kishte mjet identifikues me vete dhe dyshohet se nuk ka qenë banor i zonës.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/