Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau bashkë me bashkëshorten e tij Sophie Gregorie Turdeau, 44 vjeçe, janë vetizoluar, pasi që ajo ka shfaqur simptomat gripi që mund të jenë të koronavirusit.
Menjëherë pas kësaj ajo ka kërkuar ndihmën mjekësore duke iu nënshtruar testit të COVID-19 rezultatet e të cilit është duke i pritur, raporton Daily Mail.
Në këtë periudhë ata janë vetëizoluar në shtëpinë e tyre. 44-vjeçarja ishte kthyer nga Britania e Madhe dhe mbrëmjen e së mërkurës shfaqi simptomat e para.





