5shtator 2015 – Një 12-vjeçar me inicialet A.B. nga Fermë-Sukth u ndalua nga policia e Shijakut, pas denoncimeve për dy vjedhje. Ai akuzohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetasit M.T., 46 vjeç shumën prej 5 mijë lekësh, ndërsa një 24-vjeçar e ka denoncuar për vjedhjen e dy stekave me cigare dhe 2 mijë lekë.
Të dy dyqanet ndodhen në Fermë-Sukth. Pas ndalimit, policia i ka dërguar prokurorisë dosjen, për të vendosur mbi fatin e të miturit.
/portali DurresLajm/