16 janar 2014 – Ai eshte  vetëm 14 vjec,  dhe  zotëron kompaninë për të cilën një fond brazilian kohët e fundit ka investuar 200 mijë dollarë. Është përgjegjës për dy patenta, ka pesë të punësuar, ndërsa faqja e tij YouTell tashmë ka mbi tre milionë vizitorë. Emri i tij është Daniel Singer.

Momentalisht është njënga adoleshentet  më të pasur në botë, i cili pasurinë e fitoi fal angazhimit të tij. Kur ishte 12 vjeç, atij i lindi një ide e cila iu shpagua, shkruan Business Insider.

Më 2012 krijoi faqen YouTell. Në këtë e ka ndihmuar miku dhe partneri i babait të tij (i cili është producent filmash), ndërsa kjo ide shndërrohet shpejtë në sukses global. YouTell u bë shumë popullor në mesin e përdoruesve në Facebook, sepse mundëson që miqve në Facebook në mënyrë anonime t’u thuash çfarë të duash, e që të mos dihet se nga kush kanë ardhur mesazhet. Prindërit e tij e kanë ndihmuar për të bërë një plan biznesi dhe çdo gjë tjetër është meritë e tij.

YouTell tani ka 3.1 milionë përdorues dhe ky numër po rritet me shpejtësi të madhe. Këtë e ka njohur fondi brazilian ArpexCapital për çka në kompaninë e tij ka investuar 200 mijë euro.

Me këto para Danieli në dhjetor ka zhvilluar aplikacionin Backdoor për të dërguar mesazhe anonime përmes telefonave Apple, drejtë përdoruesve në Facebook dhe Google+.

/Telegrafi/