DURRËS, 23 qershor 2013 – Durrsakët e kanë marrë “me nge” ditën e votimeve.

Sipas shtabit elektoral të PS Durrës, në një prononcim për agjencinë e lajmeve “Dyrrah”, nisur nga informacionet e përpunuara, deri në orën 11:00, në rang qarku kanë votuar 49 254 shtetas nga 313 058 të regjistruar në lista, ose pjesëmarrja në votime është 15, 7 për qind. 

Ndërsa në territorin e bashkisë nr. 2 të vendit, nga 158 606 shtetas që figurojnë në lista, kanë votuar 24 mijë, ose 15,1 për qind e tyre, disi më ulët se mesatarja e qarkut.

Duket që ritmet kanë qenë të ulëta, shpresohet të mesatarja e pjesëmarrjes të rritet pas mesditës.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/