Një tjetër person nga bluzat e bardha ka humbur jetën për shkak të Covid-19.

Kësaj here ka qenë infermierja nga Kosova, Doruntina Thaçi Morina, 31-vjeç, e cila nuk ka mundur dot të fitojë betjën me pandeminë.

Ka qenë Oda e infermierëve në Kosovë të cilët përmes një postimi kanë bërë të ditur lajmin e trishtë.

Njoftimi i plotë i Odës së Infermierëve:

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve të infermieres Doruntina Thaqi-Morina, nga Drenasi e cila vdiq në moshën 31 vjeçare.

Vdekja e parakohshme e Doruntina Thaqi – Morina ka prekur gjithë komunitetin, familjen dhe miqtë, andaj ajo do të kujtohet si një person me vyrtyte të larta njerëzore.

Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella.