Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1881 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Lezhë, nga 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.
Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,664 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (6 Qershor 2021)
- Raste të reja ditore 5
- Të shëruar në 24 orë 37
- Të shtruar në spitale 28
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 1,881
- Testime totale 738,472
- Raste pozitive 132,379
- Raste të shëruara 129,664
- Raste Aktive 264
- Humbje jete 2,451
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 65
- Shkodër 55
- Berat 35
- Korçë 33
- Lezhë 25
- Elbasan 16
- Vlorë 11
- Gjirokastër 10
- Durrës 4
- Kukës 4
- Fier 4
- Dibër 2





