Sibela Kurti, 8-vjeçarja nga Durrësi është fituese e çmimit “Grand Prix” në garën botërore të modelingut për fëmijë “Golden Star Kids International 2022” zhvilluar në Antalia, Turqi.

Durrsakja e vogël ishte pjesë e delegacionit shqiptar dhe u bë kështu shqiptarja e vetme, që u vlerësua me një çmim të madh në eventimentin botëror të talenteve, ku morën pjesë 10 shtete, si: Malta, Shqipëria, Gjeorgjia, Italia, Indonezia etj.

Ndonëse e vogël në moshë, Sibela ëndërron që të bëhet një modele e suksesshme në të ardhmen dhe drejt realizimit të kësaj ëndrre është që tani.

Ajo ka fituar disa çmime në disa kompeticione bukurie për fëmijë, brenda dhe jashtë vendit.

Në Durrës kam fituar ‘Shoqëruesja e dytë e miss-it’ dhe ‘Fashion Model’, ndërsa në Turqi kam fituar ‘Grand Prix’”, tregon ajo për “DurrësLajm“.

Por Sibela është më tepër sesa një vogëlushe e bukur.

Ajo është gjithashtu një nxënëse shumë e mirë, që si profesion jete sheh kirurgjinë.

“Golden Star Kids International” është një produksion botëror i patentuar nga producentja shqiptare Albana Çakshiri, e cila e realizon prej 4 vitesh në Antalia, Turqi.

Pas këtij suksesi, Sibelën e vogël e pret një tjetër sfidë: “Fashion Week” në Dubai.

K.Gj.